Thirrja për aplikime të vullnetarëve për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike në Paris 2024

Jeuxdeparis2024

Thirrja për aplikime të vullnetarëve për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike në Paris 2024

Për të pasqyruar diversitetin dhe vlerat e Lojërave olimpike dhe paraolimpike në Paris në vitin 2024, Ambasada Franceze në Shkup hap një thirrje për aplikime për  parazgjedhje të kandidateve vullnetarë për Lojërat olimpike dhe paraolimpike Paris 2024.  

KUSH MUND TË APLIKOJË? 

Personat e moshës 18 vjeç e lart, të përfshirë në lëvizjen sportive ose në sektorin vullnetar që banojnë në Maqedoninë e Veriut, ftohen të dorëzojnë aplikacionin e tyre duke përdorur formularin e bashkangjitur, në FRËNGJISHT dhe ANGLISHT : julie.maraval@diplomatie.fr

Është e nevojshme të flasësh anglisht ose frëngjisht.  

MISIONI?  

Vullnetarët luajnë rol thelbësor në suksesin e Lojërave. Të pranishëm në të gjitha mjediset olimpike dhe paraolimpike, entuziazmi dhe diversiteti i tyre kontribuojnë në përjetimin e një përvoje të paharrueshme për të gjithë të pranishmit në Lojëra.  

Misionet e vullnetarëve janë shumë të larmishme: ata janë të pranishëm në kantieret e garave dhe stërvitjeve, në fshatin e sportistëve, në transport, në tribuna. Ata shoqërojnë delegacionet sportive në vendin e stërvitjes, marrin pjesë në përgatitjen e infrastrukturave sportive, mirëpresin gazetarët, ulin spektatorët në vendet e tyre. Më pas kontribuojnë edhe në atmosferën magjike të Lojërave përmes entuziazmit të tyre dhe shërbimeve që ofrojnë. Vullnetarët nuk shpërblehen dhe respektojnë statutin e vullnetarëve.  

ZHVILLIMI I PROCEDURËS?  

  • Qershor/Korrik 2022: Vlerësimi nga Ambasada Franceze i dosjeve të marra  
  • Gusht 2022: komiteti lokal përzgjedhës  
  • Shtator 2022: dërgimi i aplikacioneve të përzgjedhura nga Maqedonia e Veriut deri te anëtarët e komitetit të seleksionimit në Paris.  
  • Shtator 2022 – Janar 2023: mbështetje për kandidatët e identifikuar paraprakisht për paraqitjen e kandidaturës së tyre zyrtare si vullnetarë për Lojërat e Parisit 2024 (ndihmë në procedurat administrative, përvetësim të vlerave të Lojërave Olimpike, etj.). 
  • Shtator 2023: përzgjedhja zyrtare e vullnetarëve  
  • Verë 2024: Lojërat e Parisit 2024

    Ambasada dhe Instituti Francez në Shkup do të ndihmojnë vullnetarët e përzgjedhur që të përgatiten për misionin e tyre (p.sh. mësime të frëngjishtes dhe mbështetje në gjetjen e sponsorëve).